Ballina Aktualitet FOTO/ Kishin fshehur kokainë në vezë plastike, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë...

FOTO/ Kishin fshehur kokainë në vezë plastike, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë (Emrat)

Karabinierët e Ferentinos në Itali kanë vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, të cilët u kapën me lëndë narkotike kokainë.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë Bledi Masha dhe Fjoralb Fejzo, përkatësisht 22 dhe 21-vjeç të akuzuar për posedim lëndësh narkotike.

Fillimisht dy të rinjve iu gjet 1 gram kokainë, por gjatë kërkimit të më vonshëm në një rrugë në qendër të qytetit, u zbuluan më shumë se 50 doza kokainë, që të rinjtë e kishin vendosur në dy vezë plastike.

Përveç drogës, karabinierët sekuestruan edhe 415 Euro para cash të ardhura nga aktiviteti ilegal.

Ata u dërguan në qeli në dispozicion të Gjykatës së Qarkut të Frosinones.