Ballina Kronike FOTO/ Kjo është prokurorja e “hekurt” që po heton masakrën në Bllok

FOTO/ Kjo është prokurorja e “hekurt” që po heton masakrën në Bllok

Një sherr i nisur për motive të dobëta dje në orët e mbrëmjes së 4 tetorit në një prej lokaleve të njohura në zonën e ish-Bllokut, degjeneroi më pas në një konflikt me armë zjarri e që prodhoi një viktimë dhe dy të plagosur. I vrarë në vend mbeti Fabiol Gaxha (28 vjeç), ndërsa me plagë në trup: Ervis Martinaj (36 vjeç, biznesmen i njohur i pikave të basteve) dhe Eljon Hate (26 vjeç, në gjendje të rëndë). Të kërkuarit për krimin e kryer janë Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe i fejuari i këngëtares së njohur Elvana Gjata, Ervin Mataj.

Grupi hetimor i ngritur nga prokuroria drejtohet nga Elisabeta Imeraj ndërsa prokurorë janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Imeraj është cilësuar si gruaja që “trembi politikën”, pas hetimit të çështjes Tahiri dhe kërkesës për heqjen e mandatit të tij.

Ajo gjithashtu ka hetuar çështjen Shullazi dhe është e vetmja prokurore femër tek Krimet e Rënda.