Ballina Kronike FOTO/ Kontrolli i rastësishëm rrugor i “bën’ gropën shqiptarit në Itali, ja...

FOTO/ Kontrolli i rastësishëm rrugor i “bën’ gropën shqiptarit në Itali, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit të banesës së tij

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Como, pasi iu sekuestruan 32 kg heroinë.

Ka qenë një kontroll i rastësishëm rrugor, i cili ka zbuluar sasinë e lëndës narkotike. Pasi makina e e tij u ndalua për një kontroll normal, shqiptari ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj pyetjeve të zakonshme që efektivët e policisë i kanë bërë.

Gjatë kontrollit të policisë në kroskotin e makinës është gjetur një kaçavidë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë menduar se mund të kishte diçka të dyshimtë, dhe filluan kontrollin e imtësishëm të mjetit.

Efektivët e Guardia di Finanza kanë zbuluar dy funde të dyfishta në brendësi të makinës, njëri nën kambio, ku nuk ka pasur gjë dhe tjetri pas kroskotit.

Në brendësi ishte një revolver me munizione që nga kontrolli rezultoi e vjedhur në vitin 2010.

Duke vijuar kontrollin e imtësishëm, efektivët kanë gjetur një tufë me çelsa të shtëpisë së shqiptarit, e cila ndodhej një lagje në Brembate, në provincën e Bergamos. 

Më pas policia u nis për kontroll në banesën e shqiptarit, ku dhe zbuluan një laborator të në brendësi të saj u zbuluan 63 pako me heroinë, në total mbi 32 kg.

Gjithashtu iu gjetën edhe dy pistoleta, nga të cilat njëra e përshtatur me silenziator dhe me matrikull gjysmë e gërvishtur; 108 fishekë të kalibrit të ndryshëm, mbi 40 kg substancë përzierës dhe të gjitha mjetet e përdorura për drogën.

Policia ka sekuestruar edhe 2 autovetura të shqiptarit që ka rezultuar me precedentë penalë për armëmbajtje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook