Ballina Kronike FOTO/ Ky është Fabjol Gaxha, 26-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në...

FOTO/ Ky është Fabjol Gaxha, 26-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në Bllok


Fabjol Gaxha, 26 vjeç, është personi që ka mbetur i vrarë pas përplasjes me armë në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se viktima ishte Rigers Gaxha, vëllai i viktimës, për shkak se në automjetin e tij u gjet pikërisht karta e identitetit të Rigersit.

“Dualajm.com” referuar burimeve të Policisë raporton se Fabjol Gaxha ka qenë truprojë e Ervis Martinajt, një prej personave të plagosur në këtë ngjarje që tronditi Tiranën.

Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt.

Këngëtarja Elvana Gjata është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje dhe më pas është lënë e lirë.