Ballina Aktualitet Foto/ Ky është “truri” i grupit kriminal “Bajri”, ja ku po kërkohet

Foto/ Ky është “truri” i grupit kriminal “Bajri”, ja ku po kërkohet

Eshtë një foto e para disa viteve. E vetmja që ka bërë publike policia për Enver Bajrin. 45 vjeçari është cilësuar si kreu i grupit kriminal më të rrezikshëm në Shkodër. Edhe pse 11 persona u arrestuan, “truri” arriti t’i shpëtojë policise brenda dhe jashte vendit.

Enver Bajri dyshohet se fshihet në Belgjikë, ku ka qëndruar me kohë të plotë vitet e fundit dhe nga aty kontrollonte veprimtarinë e grupit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjobëvënieve.

Fotoja e tij i është shpërndarë policive partnere dhe Interpolit dhe pritet që ai të përfshihet në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare.

Pas bujës në Belgjikë, goditja e grupit kriminal Bajri ka bërë jehonë edhe në Holandë ku u arrestuan 2 prej anëtarëve te bandes.

Nën titullin “Dy koka të krimit shqiptar arrestohen në Roterdam”, gazeta holandeze de telegraf thotë se “këto arrestime tregojnë edhe një herë se kriminelët nga vendi ballkanik ndihen si në shtëpi në Holandë. Vitin e kaluar, policia ishte vënë në alarm për ndikimin e zgjerimit të shpejtë të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti”.

Të shtunën, në Roterdam u arrestuan Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni. Por përveç kësaj, media holandeze thotë se grupi njihet dhe në Belgjikë, për shkak të një gabimi të shërbimeve të emigracionit.

“Ata nxorën një nga të dyshuarit jashtë vendit, ndërkohë që duhej të bënte një dënim të gjatë”, shkruan holandezja “Der Telegraaf”.