Ballina Aktualitet FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, vdes në vend i...

FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, vdes në vend i riu shqiptar në Itali (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në Castiglionese, pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar, Vincenzo Halili.

Aksidenti ka ndodhur pasi makina ku po udhëtonte i riu humbi kontrollin duke u përplasur fuqimisht me bordurën anësore të rrugës.

Përplasja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 25-vjeçarit, trupi i pajetë i të cilit u nxor nga zjarrfikësit dhe u dërgua në mor.

Siç shihet dhe në foton nga vendngjarja mjeti ku udhëtonte i riu u shkatërrua plotësisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook