Ballina Aktualitet FOTO/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Tepelenë, humb jetën 48-vjeçari

FOTO/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Tepelenë, humb jetën 48-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në hyrje të qytetit të Telepenës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën.

Burime zyrtare nga Policia e Tepelenës bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes mes një automjeti tip “Benz” dhe një “Audi”, ka humbur jetën shtetasi Behar Malka, drejtuesi i “Benzit”.

48-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Njoftimi i Policisë
Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë-Uji Ftohtë, në vendin e qujatur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete.

Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV, me drejtejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B.M si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndëruar jetë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima, Behar Malkaj