Ballina Aktualitet FOTO/ Makinë 8000 euro dhe jetë luksoze, reagon ashpër në rrjetet sociale...

FOTO/ Makinë 8000 euro dhe jetë luksoze, reagon ashpër në rrjetet sociale Xhisiela: Mjaft me këto, Zoti…

Xhisiela Maloku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq para kamerave me një makinë të viteve të fundit dhë aksesorë luksi.

Nga verifikimet e bëra rezulton se makina Peugeot 208 që drejton Xhisiela kushton të paktën 8 000 euro në treg kurse syzet janë të markës Versace edhe pse ajo ka deklaruar se në familje i punon vetëm mami.

Së funmdi Xhisiela ka reaguar ashpër mbi këto lajme, ku përmes një postimi në instastory, shkruan se makina nuk është e vetja, ndërsa syzet firmato ka vite që i ka.

“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja. E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?

Se janë komentuar më shumë se vëtë historia ime,ju lutem verifikojeni sa kohë ka telefoni im atletet e mija dhe çdo gjë e imja personale!!! Mos doni të kaloj dhe unë në vetting!! Po turp a s’ju vjen nga vetja që për axhendën tuaj politike merreni me gjëra kaq të parëndësishme kaq të turpshe dhe vet ju e dini sa turp është por ju skeni… Llogaritë e mija do jenë në prokurori apo gjykatë tani e mbrapa për çdo gjë timen që shkel baltos apo shpif mbi mua e shumë akuza që nqs organet përkatëse nuk ju gjykojnë për ktë shpresoj një ditë zoti t’ju gjykojë”, shkruan Xhisiela ndër të tjera në postim.

LEXO EDHE:  "C'e duam lëvizjen e lirë, mirë jemi në m*tin tonë", ish-deputeti i PD ironizon kërkesën e Holandës për rivendosjen e vizave