Ballina Kronike FOTO/ Merrej me zytje në det, gjendet i mbytur kameramani i televizonit...

FOTO/ Merrej me zytje në det, gjendet i mbytur kameramani i televizonit të njohur shqiptar (Emri)

Një 34-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në shpellën e ‘Haxhi Aliut’ në Karaburun.

Mësohet se viktima është identifikuar si Armand Hallvaxhiu, banues në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e mbytjes së 34-vjeçarit, ndërkohë që në njoftimin e policisë thuhet se Hallvaxhiu ishte i apasionuar pas zhytjes dhe peshkimit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook