Ballina Kronike FOTO/ Nuk i bindet urdhrit të policisë, ja çfarë i gjen policia...

FOTO/ Nuk i bindet urdhrit të policisë, ja çfarë i gjen policia në bagazhin e makinës (EMRI)

SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një të ri nga Ballshi dhe një femër rreth 10 vite më të madhe se ai se nuk i janë bindur kur i ka dhënë urdhrin për tu ndalur. Pasi policia i ka ndaluar në bagazhin e makinës atyre u është gjetur rreth 13 kg kanabis. 

Specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor arritën të ndalonin automjetin me targa AA718AX drejtuar nga shtetasi Ervin Lamaj dhe pasagjere shtetasja Dhurata Balazi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë dhe konstatuan drogë brenda tij.

Njoftimi i policisë :

Elbasan

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Transportuesi 2 ”

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. L, 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Bashkia Ballsh

Dh. B, 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo, Bashkia Himarë, Vlorë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë ndalimin e automjetit drejtuar nga shtetasi E.L dhe pasagjere shtetasja Dh.B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa

Tre telefona celularë të markave të ndryshme

Automjetin që drejtohej nga shtetasi E. L,

Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi E.L, nuk posedon leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi I automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 283/2, 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakDeputeti i PD tregon se si duhet të bëhet aksioni opozitar në Kuvend: Së bashku me LSI-në, ne mundemi…
Artikulli tjetërFOTO/ “Çmendet” shijaksi, rrëmben kallashnikovin dhe terrorizon të gjithë vendin (EMRI)