Ballina Aktualitet FOTO/ “Po i merr Çamërisë ekzistencën, Zoti të marroftë”, tjetër protestë kundër...

FOTO/ “Po i merr Çamërisë ekzistencën, Zoti të marroftë”, tjetër protestë kundër marrëveshjes së detit

Qindra protestues janë mbledhur sërish sot në protestë kundër marrëveshjes së shumëpërfolur mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, ku disa zëra pohuan se do të falen 12 milje det.

Protesta e organizuar nga shoqëria civile dhe një grup patriotësh u zhvillua përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit mbanin në duar flamuj kombëtarë, por dhe pankarta me mbishkrime nacionaliste si dhe kundër Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Gjykata liron 7 nga 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit (Video)

Tubimi ishte paqësor, ndërkohë që protestuesit kërkojnë transparencë nga qeveria lidhur me marrëveshjen.

Një nga banderolat në protestë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook