Ballina Aktualitet FOTO/ Po shiste fruta anës rrugës, makina përplas për vdekje 25-vjeçarin në...

FOTO/ Po shiste fruta anës rrugës, makina përplas për vdekje 25-vjeçarin në Elbasan

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Elbasanit pasditen e sotme.

Një makinë ka humbur kontrollin, duke përplasur për vdekje një 25-vjeçarin me iniciale S.Ll., i cili po shiste fruta anës rrugës.

“Më datë 09.06.2018 ora 16:30 në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, në fshati Bradashesh, shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në fshatin “Bradashesh” Elbasan,duke drejtuar mjetin me targa AA 517 TB, ka aksidentuar shtetasin S. Ll, 25 vjeç, i cili është trasportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, por për shak të gjëndjes të rëndë shëndetsore, ka ndëruar jetën në spital”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook