Ballina Bota FOTO/ Postonin 75 kg drogë nga Roma në Londër, arrestohen në flagrancë...

FOTO/ Postonin 75 kg drogë nga Roma në Londër, arrestohen në flagrancë 2 shqiptarët

Mediat italiane kanë raportuar arrestimin e 2 shqiptarëve, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Policia italiane ka arrestuar shqiptarët, të cilët tentonin të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër.

Sipas të dhënave policore, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.N., 29 vjeç dhe K.G., 37-vjeç.

Shiptarët kanë tentuar këtë trafikim, duke përdorur shërbimin e një agjencie private postare.

Autoritetet italiane, identifikuan gjatë kontrollit në agencinë postare sasinë e drogës, e cila ishte e konfeksionuar në 5 pako dhe bënë të mundur ndalimin e transportit të saj.

LEXO EDHE:  ITALI/ Shqiptari hyn në telashe me policinë për patentë false, por ja çfarë ndodh kur i vjen vëllai për ndihmë

Policia e Romës arriti t’i identifikonte 2 shqiptarët, përmes analizimit të imazheve të marra nga videotelekamerat e zonës, duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook