Ballina Kronike FOTO/ Sekuestrohen 43 kg drogë gjatë shkëmbimit të mallit, arrestohen në Krujë...

FOTO/ Sekuestrohen 43 kg drogë gjatë shkëmbimit të mallit, arrestohen në Krujë tre persona

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi u kapën në flagrancë nga policia duke shkëmbyer 43 kg marijuanë.

Ndërkohë që një i katërt po kërkohet nga forcat e policisë. Shkëmbimi po u bënte në dy automjete, respektivisht një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Opel”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi të mirëorganizuar, rreth 2-mujor me metoda speciale, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të shpërndarjes të lëndëve narkotike.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: •

E.N., 35 vjeç, banues në Larushk, Krujë;

Xh.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë;

A.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit: • V.N. 28 vjeç, banues në Krujë. Më datë 05.07.2018, shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri – tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip “Benz”, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

43 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë;

Automjetet tip “Benz” dhe “Opel” në pronësi të shtetasve të arrestuar;

Aparate telefoni celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook