Ballina Aktualitet FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, kush janë 4 shqiptarët e akuzuar...

FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, kush janë 4 shqiptarët e akuzuar për 24 vjedhje

Policia e Bolonjas në Itali ka dhënë detaje lidhur me hetimet që çuan në pranga katër shqiptarë, pjesë e një bande që merrej me vjedhje banesash.

Siç bëjnë me dije këtë të enjte mediat lokale duke iu referuar burimeve zyrtare policore, ndaj 4 shqiptarëve, mes 19 dhe 31 vjeç, janë ekzekutuar masat e arrestit me burg.

Sipas hetimeve, banda akuzohet për 24 vjedhje në Bolonja duke shkaktuar dëme me vlerë nga 3 mijë në 20 mijë euro për çdo rast. Goditjet janë kryer nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018.

Të katërt nuk kanë vepruar gjithnjë bashkë, por në disa raste janë alternuar në grupe prej 2 apo 3 personash.

Hetimet e policisë nisën në nëntorin e vitit të shkuar pasi grupi hetimor gjeti gjurmë gishtash në një apartament të vjedhur.

Të katër ndodhen në burg. Një prej tyre u arrestua disa muaj më parë në flagrance teksa vidhte një apartament, ndërsa tre të tjerë u vunë në pranga në Mars të vitit të shkuar pas tentativës së vrajës së dy shqiptarëve të mitur në sheshin “Nettuno” në Bolonja.