Ballina Aktualitet FOTO/ Shpërthim me tritol ndaj tij, zbulohet ‘i forti’ i Shkodrës dhe...

FOTO/ Shpërthim me tritol ndaj tij, zbulohet ‘i forti’ i Shkodrës dhe e kaluara e tij kriminale

Zbulohet personi ndaj të cilit u adresua shpërthimi i fuqishëm me tritol që tronditi Shkodrën,ja cili është ai.

Lulzim Kulla i njohur shkurt si Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të, të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si ‘i forti’ i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.

Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti.

Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lul Kulla ka në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira. Në katin e dytë të ndërtesës ndodhen zyrat e shoqatës së minoritetit serbo-malazez të Shkodrës.

LEXO EDHE:  VIDEO/ "Njerëz në panik e të gjakosur", dalin pamjet e reja pak sekonda pas shpërthimit me tritol në Shkodër

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit. Një prej automjeteve të dëmtuara nga shpërthimi është një fuoristrade me targë AA 444 CX, e cila dyshohet se i përket pikërisht Lulzim Kullës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Blutë kanë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan.

Emrat e të plagosurve:

Lulzim Kullaj – 42 vjeç

Arjola Gjonaj – 31 vjeçe

Pjetër Arra 53 – vjeç

Gentian Suça – 40 vjeç

Ditmir Myftia – 32 vjeç

Pjeter Daka – 60 vjeç

Gardosileviç Roikq – 50 vjeçe

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook