Ballina Aktualitet FOTO/ Shpërthim me tritol në një dyqan në Shkodër, policia në ndjekje...

FOTO/ Shpërthim me tritol në një dyqan në Shkodër, policia në ndjekje të autorëve

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Shkodër pak para mesnate rreth orës 23:45, në lagjen “Tophane”, në një dyqan në pronësi të shtetasit Dedë Kiri.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar, ndërsa ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarje.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë rreth 3-4 persona.

LEXO EDHE:  U kap me 4 doza kokainë në xhep, arrestohet 26-vjeçari nga Shkodra. Ja çfarë i gjeti policia në banesë (Video)

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli përreth zonës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook