Ballina Kronike FOTO/ Superaksion në qendër të Durrësit, policë me maska kontrolle të befasishme...

FOTO/ Superaksion në qendër të Durrësit, policë me maska kontrolle të befasishme ndaj makinave luksoze

SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka ndërrmarrë një aksion të gjerë ku forca të shumta policore të pajisur me maska kanë ushtruar kontrolle të befasishme ndaj automjeteve luksoze.

Burime nga policia bëjnë me dije se që prej ditës së djeshme dhe gjatë gjithë ditës së sotme, efektivët e policisë me maska në kokë, ndalojnë në rrugët kryesore të gjithë ata drejtues që kanë në përdorim automjete luksoze e të shtrenjta.

Fotoja është shkrepur në sheshin “Liria”, në qendër të Durrësit,  ku uniformat blu kanë ndaluar automjetin luksoz tip “Jaguar” dhe po ushtrojnë kontroll të imtësishëm, ndërsa një person e kanë ndaluar dhe e kanë ulur në gjunjë në mes të trotuarit.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky aksion vjen në kuadër të planit të masave operacionale “Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike. Operacioni është shtrirë në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bëri me dije një ditë më parë se drejtoritë vendore se: po punonet për identifikimin e të gjithë personave për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitet kriminal, janë shqetësues për komunitetin dhe disponojnë, ekspozojnë, administrojnë dhe përdorin pasuri të lidhura me veprimtarinë kriminale apo që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe më pas në bashkëpunim me Prokuroritë, Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykatën për Krimet e Rënda kanë si qëllim sekuestrimin e konfiskimin e pasurive kriminale. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakVIDEO/ Fuqia e pabesueshme e natyrës, shihni “spektaklin” e rrufeve më të rrezikshme në botë
Artikulli tjetërVajza e kryeministrit publikon fotot, a është kjo vila e Edi Ramës në Surrel?