Ballina Kronike FOTO/ Torturoi dhe ekzekutoi prostitutën 20-vjeçare, shqiptari me jetë të dyfishtë ngre...

FOTO/ Torturoi dhe ekzekutoi prostitutën 20-vjeçare, shqiptari me jetë të dyfishtë ngre në këmbë Belgjikën (Emri)

Vrasësi shqiptar Erjon S. është rikthyer në Belgjikë duke përdorur identitet të rremë.

Ai u dënua për vrasjen e një prostitute në Itali. Por që në vend që të futej në burg në Itali, jetoi në Belgjikë për disa viti.

Madje krijoi dhe një familje, pasi u martua dhe bëri 3 fëmijë. Por askush nga familjarët e tij nuk e dinin të vërtetën e errët të Erjonit.

Italia kërkoi ekstradimin e tij në vitin 2015 kur shqiptari u arrestua në Belgjikë. Ai u lejua të kthehej në Itali, ndërsa dënimi i tij u reduktua në 17 vite burg.

Por dy vite pas ekstradimit ai u kthye në Belgjikë, ku do të kryejë pjesën tjetër të dënimit.

“Jemi të kënaqur që falë avokatit arritëm ta rikthenim Erjonin në Belgjikë. Tani familja është e bashkuar”, u shpreh bashkëshortja e tij që u mor me procedurat dhe nuk e braktisi për asnjë moment.

LEXO EDHE:  "Nuk e dija se kishte drogë në skaf, më thanë...", shqiptari "çudit" autoritetet greke me dëshminë e tij, por Gjykata...

Vrasja e prostitutës
Në shkurt të vitit 2000, policia italiane në Mortizza gjeti trupin e vdekur të një prostitute 20-vjeçare të quajtur Betty Ramirez. Trupi i saj ishte hedhur në lumin Po. Banda e Erjonit e kishte rrëmbyer atë, torturuar për disa ditë dhe më pas e kishin mbytur. Me këtë veprim Erjoni kërkonte t’i tregonte bandave të tjera që nuk kishin punë në territorin e tij. Policia kishte identifikuar tre shqiptarët, por përapara se të kapeshin, “zogjtë kishte fluturuar”, shkruan gazeta holandeze “Niuewblad”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook