Ballina Aktualitet FOTO/ U ekzekutua me 3 plumba në oborrin e shtëpisë, kush është...

FOTO/ U ekzekutua me 3 plumba në oborrin e shtëpisë, kush është biznesmeni 32-vjeçar nga Dibra

Është identifikuar personi që u vra në banesën e tij në fshatin Maqellarë të Dibrës.

Mësohet se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, rreth orës 01:30 pas mesnate.

Sapo ka marrë sinjalizimin, Policia e Dibrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat e para, dyshohet se akti i rëndë është kryer për “larje hesapesh” pasi ekzekutorët e kanë thirrur në emër viktimën Elsi Kosiqi dhe më pas e kanë qëlluar me tre plumba në kraharor, në oborrin e vilës së tij.

Sipas informacioneve paraprake thuhet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër në Maqedoni.

Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Policia ka shoqëruar disa persona, midis tyre edhe nga ata që ishin në konflikt me viktimën. Por ende nuk ka një të dyshuar për krimin.

Burimet policore thonë  se Elsi Kosiqi kishte jetuar për shumë vite në Itali dhe me paratë e emigracionit, bashkë me vëllezërit kishin ngritur së fundmi një hotel në zonën e llixhave në Dibër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook