Ballina Aktualitet FOTO/ U kapën me 505 gramë heroinë, arrestohet Arjan Çani dhe miku...

FOTO/ U kapën me 505 gramë heroinë, arrestohet Arjan Çani dhe miku i tij

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”, ku janë sekuestruar 505 gramë heroinë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.

Emri dhe mbiemri i një prej të arrestuarve përkon me atë të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “Zonë e Lirë”, por nuk kemi të bëjmë me të.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë: Arjan Cani, 49 vjeç, banues në Berat dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Korçë u kapën në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan.

Ata po udhëtonin me dy automjete ku Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .

“Gjatë kontrollit të Arjan Canit, uniformat blu i gjetën dhe sekustruan 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit,”-raporton policia.

Policia kanë nisur hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook