Ballina Kronike FOTO/ Xhisiela Maloku shfaqet në publik me makinë 21 mijë USD dhe...

FOTO/ Xhisiela Maloku shfaqet në publik me makinë 21 mijë USD dhe syze 400 euro. Zbulohet pronësia e mjetit

xhisiela dhe makinaXhisiela Maloku ka folur sot për ngjarjen e tritolit të vendosur në shtëpinë e gjyshit të saj, duke fajësuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

Ajo ka dhënë një prononcim për gazetarët të cilët kanë shkuar pranë shtëpisë së gjyshit të saj, por kësaj radhe ka folur nga gabina e një makine të bardhë.

Xhisiela nuk ka shkuar me taksi siç ka thënë herët e tjera për të folur për mediat, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze. Gazetarët i kërkuan Xhisielës që të dal dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re.

Media raporton se makina është një “PEUGEOT 208” e viti 2017.

Kjo makinë në gjendje të përdorur sipas kërkimeve në internet kap vlerën e 9 mijë eurove.

Ndërkohë që me kilometra zero tek koncensionari shkon deri në 21 mijë USD.

Makina “Peugeot 208” me targa AA 114 TT sipas mediave, figuron e regjistruar në emrin e koncensionarit të makinave “Peugeot” në Tiranë, “AVEL SHPK” dhe jo në emrin e  Xhisieles.

Po ashtu Xhisiela gjatë prononcimit nuk ka hequr dhe syzet e saj “Gucci”, të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikohet për një vajzë që nuk ka punuar ndonjëherë dhe që ka mbaruar një shkollë private.

Xhisiela Maloku
Xhisiela Maloku

Makina-Xhiseles1Makina-Xhiseles

Xhisiela-makina