Ballina Aktualitet FOTO/ Xhisiela mbron Rexhepin, kërcënon mediat: Do t’ju padis për shpifje!

FOTO/ Xhisiela mbron Rexhepin, kërcënon mediat: Do t’ju padis për shpifje!

Xhisiela Maloku është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe ka pritur vendimin për ish-të dashurin e saj Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist, që e kishte paditur për dhunim dhe përndjekje.

Pasi ka mësuar vendimin e gjyqtares Shpresa Becaj për lëninën e të riut në burg me akuzën e përndjekjes, sikurse kishte vendosur më parë GJykata e Krujës, Xhisiela Maloku ka “kërcënuar” mediat që prisnin jashtë gjykatës.

“Nuk kam pasur presion nga askush! Kemi marrëdhënie shumë të mira me njeri tjetrin. Kam ardhur për ta mbështetur dhe thënë të vërtetën. Kam bindjen se nuk do të kemi probleme. Problemet kanë ardhur nga arsye tona. Mediat tani e tutje të më rrinë larg se janë marrë me detajet e mia. Të më rrinë larg se ndryshe do ta çoj në prokurori”, u shpreh 25-vjeçarja.