Ballina Aktualitet Fotoja e 6-vjeçarit të varur në pemë, flet babai nga Librazhdi: Ishte...

Fotoja e 6-vjeçarit të varur në pemë, flet babai nga Librazhdi: Ishte shaka, nuk e kam dhunuar tim bir

Publikimi i një fotoje në rrjetet sociale ku shihet një djalë i mitur i varur në pemë në fshatin Zdrajsh të Librazhdit, e cila u bë virale gjatë ditës së djeshme, ka sjellë reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Lidhur me rastin në fjalë, nisur dhe nga dëshmitë e banorëve të fshatit, ka reaguar Policia e Elbasanit, duke deklaruar se ka shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe babain e djalit 6-vjeçar.

Në dëshminë e tij në polici, ai e ka mohuar se i biri është dhunuar, ndërsa sqaron se fotoja është bërë 2 vite më parë dhe veprimi është kryer nga xhaxhai në formë shakaje.

Njoftimi i Policisë
Lidhur me publikimin e një fotoje në rrjetet sociale e më pas në media, ku shfaqet një fëmijë i keqtrajtuar, Policia e Elbasanit bën me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

LEXO EDHE:  Rama citon: "Kjo ngjarje ishte e shëmtuar dhe e papranueshme"

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook