Ballina Kronike Francë, azilanti 26 vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në rrugë

Francë, azilanti 26 vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në rrugë

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta në Francë.

Viktima është një 26 vjeçar shqiptar azilant në qytetin e Metzit. Policia u lajmërua për një person të vdekur në rrugë.

I riu besohet me mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një aksidenti rrugor, por nuk përjashtohet hipoteza ai që mund të ketë rënë nga ura.

Sipas mediave franceze, aksidenti ndodhi në qendër të Mettzit drejt Borny.

Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë të hënën.

Policia nuk e di ende se pse i riu gjendej aty. Policia vijon hetimet për të zbardhur rastin./oranews