Ballina Aktualitet Fushë Krujë/ Fëmija i mitur rrëzohet nga shkallët, dërgohet me urgjencë në...

Fushë Krujë/ Fëmija i mitur rrëzohet nga shkallët, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Një fëmijë rreth 1 vjeç është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët në shtëpinë e tij dhe është dërguar më urgjencë në spitalin e Traumës.

Fëmija i mitur është rrësuar në mënyrë aksidentale në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrameras në Fushë Krujë.

Mësohet se fëmija me inicialet L.K, pas dërgimit me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Komisariati i Policisë Krujë:
“Më datë 07.01.2018, në fshatin Arrameras Fushë-Krujë, në banesë, është rrëzuar nga shkallët fëmija L.K, vjeç 1, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook