Ballina Aktualitet “Gjaku na thërret të djegim shqiptarin”, grekët bëjnë thirrje ekstremiste në varrimin...

“Gjaku na thërret të djegim shqiptarin”, grekët bëjnë thirrje ekstremiste në varrimin e Kaçifasit

Ka nisur ceremonia e varrimit të ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me forcat speciale RENEA 12 ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës.

Grekët kanë bërë thirrje anti-shqiptare në kor, në kortezhin e udhëhequr nga ekstremisti i njohur, Babis Karathanos.

“Gjaku na thërret të djegim shqiptarin”, ka qenë një prej thirrjeve të tyre.

Para trupit të Kaçifas është shpalosur një flamur i madh grek.

Parullat e tjera të tyre ishin: “Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi”.