Ballina Aktualitet Gjarpëri lë pa drita Malin e Robit (FOTO)

Gjarpëri lë pa drita Malin e Robit (FOTO)

Një gjarpër i gjetur brenda në kabinën e tensionit të lartë ka lënë pa energji elektrike për disa orë dhjetëra biznese dhe familje pranë Malit të Robit ne Kavajë.

“Me tu njoftuar per avarinë, brigadat e OSHEE te Tensionit te Larte, nisen kqyrjen e zones dhe identifikuan defektin te nje kabineprivate prane zones se Shkallnurit. Shkaku i defektit ne kabine ishte nje gjarper, i cili kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kV, duke sjelle stakim te gjithe linjes disa km te gjate Shkozet – Kavaje”, thuhet në njoftimin e OSSHE.

Aktualisht kabina eshte futur ne punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.