Ballina Aktualitet Gjendet një trup i pajetë në bregun e Liqenit Artificial

Gjendet një trup i pajetë në bregun e Liqenit Artificial

Gjendet trupi i pajetë i një burri në afërsi të liqenit artificial në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima e gjetur i përket një personi rreth 60 apo 70-vjeç. 

Policia po punon për identifikimin kufomës së gjetur, ndërkohë që në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Informacion paraprak
Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë.