Ballina Aktualitet Gjendet i pajetë një person në Korçë, ja dyshimet e para të...

Gjendet i pajetë një person në Korçë, ja dyshimet e para të policisë

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë të një fshati në Korçë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.A, i cili u gjet i vdekur, pa shenja dhune, në Kamenicë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima mund të ketë qenë i dehur, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Postimi i plotë
Më datë 15.05.2018, në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përfundon në pranga 53-vjeçari

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook