Ballina Aktualitet Gjendet trupi i pajetë i një 22-vjeçari shqiptar, mister shkaqet e vdekjes

Gjendet trupi i pajetë i një 22-vjeçari shqiptar, mister shkaqet e vdekjes

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në chania, nën Villa Koundourou.

Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i përket një 22-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut shqiptar, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk ka indikacione për një vepër penale.

Ndërkohë që pritet rezultati i autopsisë mjeko-ligjore, që do të hedh dritë rreth asaj që ka ndodhur me 22-vjeçarin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook