Ballina Kronike Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli pranë Spitalit të Lushnjës, policia...

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli pranë Spitalit të Lushnjës, policia nis hetimet

Një trup i pajetë i një personi është gjetur sot pranë Spitalit të Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, mësohet se trupi i përket një personi të seksit mashkull, rreth 65-vjeç.

Trupi i pajetë është i dekompozuar, ndërkohë që dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për një endacak.

Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për identifikimin e trupit të dekompozuar.