Ballina Kronike Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në aksin Vorë-Fushë Krujë,...

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në aksin Vorë-Fushë Krujë, policia jep detajet

 

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete gjatë paradites së sotme në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë.

Në njoftimin zyrtar, policia raporton se shtetasi R.Z., 71-vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Informacion paraprak
Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R.Z., 71 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook