Ballina Aktualitet Gjirokastër/ Zjarr i përmasave të mëdha në Hundkuq, digjen rreth 20 hektarë...

Gjirokastër/ Zjarr i përmasave të mëdha në Hundkuq, digjen rreth 20 hektarë me bimësi të dendur

Edhe pse dy ditët e fundit në vend kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave, mesa duket zjarret nuk kanë të ndalur.

Një zjarr masiv ka rënë në afërsi të fshatit Hundkuq, në Gjirokastër, ku si pasojë e flakëve janë djegur rreth 20 hektarë tokë. 

Zjarri ka nisur rreth mesditës, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter dhe forcat ushtarake.

Vendi i djegur që ndodhet rreth 1 km në afërsi të fshatit Hundkuq, ka bimësi të pasur.