Ballina Kronike Gjyshja gjen pa jetë në vaskën e banjës nipin 22-vjeç

Gjyshja gjen pa jetë në vaskën e banjës nipin 22-vjeç

Një i ri 22-vjeçar është gjetur i pajetë nga gjyshja e tij në banjën e shtëpisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 08:25 në rrugën “Kongresi Manastirit” në Tiranë.

Informacion paraprak

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç.

Nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook