Ballina Galeri Goditet banda e kokainës në Greqi, ja mënyra e sofistikuar se si...

Goditet banda e kokainës në Greqi, ja mënyra e sofistikuar se si 3 shqiptarët fshihnin drogën në makinë (Foto)

Policia greke ka shkatërruar një tjetër rrjet trafiku droge, duke vënë pranga 3 shqiptarë të moshave 24, 33 dhe 36 vjeç, si dhe një grek 61-vjeçar.

Sipas të dhënave policore, automjeti i sekuestruar ishte i përshtatur me vend për transport droge në sediljet e shoferit dhe pasagjerit.

Nga aksioni i ndërmarrë, janë sekuestruar edhe 3 kg e 902 gram kokainë dhe 64 gram hashash, po ashtu edhe 4 makina, 2 motorë, 2 peshore ekektronike dhe 10 celularë.

Ndërsa gjatë kontrollit policor në banesat e të arrestuarve, brenda në një kompjuter dhe në dollapët e tyre u gjetën 144 mijë e 530 euro.

Mësohet se banda dërogonte drogë nëpër ishuj, edhe nëpërmjet postës greke.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1178″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook