Ballina Kronike Goditet banda e minorenëve që bënin gjëmën nëpër Durrës, të gjithë 14-15...

Goditet banda e minorenëve që bënin gjëmën nëpër Durrës, të gjithë 14-15 vjeç

SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit arriti të zbulojë dhe të godasë një grup të rrezikshëm hajdutësh në qytetin bregdetar të Durrësit, të gjithë ishin minorenë dhe ishin kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve dhe marketeve. Të 4 autorët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi kanë zbuluar gjithë territoret ku ato operonin dhe kanë zbardhur dokumentacionin e nevojshëm, kanë punuar që të vënë përpara përgjegjësisë penale autorët, pas hetimeve që zgjatën 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e tyre të koduar “Minoreni”.

 

Është goditur grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit duke u proceduar penalisht katër shtetas, konkretisht:
• H.D., 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar; i dënuar më parë për vjedhje;
• A.A., 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar;
• E.Z., 14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë;
• E.XH., 14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i proceduar më parë për vjedhje.

Njoftimi i Policisë

Ndalimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtarë, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V., ku kanë marrë 90 000 lekë.

2. Më datë 02.06.2017, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç., ku kanë marrë TV dhe kompjuterë lojërash Playstation.

3. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C., ku ka marrë 5 000 lekë.

4. Më datë 16.07.2017, në lagjen Nr.8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.

5. Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J., N.K., dhe K.K., ku kanë 50 000 lekë dhe një aparat fotografik.

6. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S. ku kanë marrë disa paketa cigare.

7. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetases S.Ç., ku kanë marrë 3 000 lekë.

8. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S. ku kanë marrë 10 000 lekë.

9. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E., ku kanë marrë 10 000 lekë.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprakJep dorëheqjen drejtoresha e rëndësishme në Kryeministri: Ka qenë një ëndërr që gati askush se besonte
Artikulli tjetërAksidentohet rëndë reperi i njohur me makinë, ja gjendja e tij pas përplasjes