Ballina Aktualitet Grabitën minierën e Munellës, policia arreston 2 persona (Emrat)

Grabitën minierën e Munellës, policia arreston 2 persona (Emrat)

Policia e Pukës ka bërë të ditur se ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në minierën e Munellës. Sipas Policisë janë identifikuar dhe janë kapur autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sipas Policisë, mësohet se është bërë arrestimi në flagrancë i Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë.

Arrestimi i tyre u bë sepse nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10. 09. 2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vjedhja ndodhi dy ditë më parë, kur tre persona kanë grabitur nënë kërcënimin e armëve, kabullin elektrik në minierën e Munellës në Pukë.

Ditën e vjedhjes, Policia prangosi dy rojeve të minierës.

Njoftimi i sotëm i komisariatit të Policisë, Pukë

Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës.

Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.

Arrestohen 2 nga  autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale  kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë,

Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë,

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Njoftimi i dy diitëve më parë i komisariatit të Policisë, Pukë

LEXO EDHE:  Presidenti Meta për vitin 2018: "Koha për dialog të mirëstrukturuar për çeljen e negociatave"

Më datë 11. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. C., dhe Xh. K., 41 e 40 vjeç, banues në Fushë Arrës, roje në minierën e Munellës, pasi më datë 10. 09. 2018, në orët e para të mëngjesit dy persona nën kërcënimin e armës  kanë izoluar shtetasin D. C., duke i marrë telefonin, si dhe kanë vjedhur kabullin e energjisë elektrike, kurse Xh. K., duke qenë në një objekt pranë nuk e ka ndihmuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 139 të Kodit Penal.