Ballina Aktualitet Grabitja me dhunë e kambistit në Vlorë, arrestohen dy adoleshentët (Video)

Grabitja me dhunë e kambistit në Vlorë, arrestohen dy adoleshentët (Video)

Kambisti Arsen Lilaj u grabit me dhunë katër ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Sapo ai doli nga biznesi i tij në lagjen “Bashkimi”, u sulmua nga dy persona të cilët i morën një sasi parash.

Policia thotë se ka bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve.

Bëhet fjalë për dy adoleshentë, konkretisht shtetasit me inicialet M.Gj. 17-vjeç dhe N.A. 16-vjeç.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen “24 Maji”, të cilët tentuar t’u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.