Ballina Kronike Grabitje gjatë natës në Kavajë, tre “skifterët” i vjedhin banesën tregtarit të...

Grabitje gjatë natës në Kavajë, tre “skifterët” i vjedhin banesën tregtarit të peshkut dhe më pas e…

Kohët e fundit po shihet një rritje e numrit të grabitjeve. Së fundmi është grabitur banesa e një tregtari në Kavajë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Kavajës, rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm.

Nga informacionet paraprake mësohet se në banesën e shtetasit Adem Kola, i cili merret me tregtimin e peshkut, është grabitur një shumë e madhe eurosh nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilën më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Ndërkohë që shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.