Ballina Kronike Grabitje në Ksamil, i vidhet shuma prej 10 mln lekësh supermarketit

Grabitje në Ksamil, i vidhet shuma prej 10 mln lekësh supermarketit

Është grabitur një supermarket në Ksamil ku burime nga policia njoftojnë se disa persona që akoma janë të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën me para dhe janë zhdukur nga vendi i ngjarjes në kohë rekord.

Ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë dhe deri më tani ka dyshime se vjedhja mund të jetë bërë në bashkëpunim nga dy persona që nuk u dihet identiteti dhe janë larguar me një automjet tip “Ford Eskort” me targat TR 8658 R, i cili është gjetur në fshatin Çukë i braktisur.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen.

Më datë 17.07.2017 rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market”, në pronësi të shtetases K.A., 54 Vjeçe, banuese në Sarandë. Autorët kanë arritur të hyjnë brënda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja. Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë. Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëvë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.