Ballina Aktualitet Gratë nga Tirana ngrenë zërin, denoncojnë në polici bashkëshortët për dhunë

Gratë nga Tirana ngrenë zërin, denoncojnë në polici bashkëshortët për dhunë

Dy gra kanë denoncuar në polici bashkëshortët e tyre, pasi pretendojnë se janë dhunuar fizikisht prej tyre.

Rasti i parë është ai i 32-vjeçares me inicialet A.F., e cila kallëzoi për dhunë fizike dhe psikologjike shtetasin me inicialet A.F., 45 vjeç. Ndërkohë rasti i dytë bën fjalë për një 22-vjeçare me inicialet H.H., e cila denoncoi burrin e saj, 28-vjeçarin me inicialet A.C.

Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 25.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.F, vjeç 32 banuese Tiranë, pasi bashkëshorti A.F, vjeç 45, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.H, vjeç 22, pasi bashkëshorti A.C, vjeç 28, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook