Ballina Aktualitet Grekët marrin në mbrojtje ekzekutorin e Devi Kasmit: Porosia u bë nga...

Grekët marrin në mbrojtje ekzekutorin e Devi Kasmit: Porosia u bë nga një bos droge shqiptar!

Mediat greke japin një tjetër version për vrasjen e Devi Kasmit. Dyshohet se ekzekutimi u porosit nga një shqiptar që gjendet në burgjet greke që konsiderohet një prej kokave të trafikut të kokainës 

Mediat greke marrin në “mbrojtje” shtetasin e tyre, i cili është vënë në pranga në vendin tonë si vrasës me pagesë. E ndërsa policia dhe prokuroria shqiptare janë përfshirë në një hetim intensiv të rrethanave të vrasjes së Devi Kasmit, ku deri më tani janë të përfolur si të përfshirë plot shtatë persona, ndër ta edhe i mbijetuari i shumë sulmeve Domart Konjari, mediat greke i japin tjetër drejtim historisë së ekzekutimit në Tiranë. Dje, sërish janë një sërë mediash që kanë shkruar për Eftimius Efthymoius, ndërsa pritet që avokati i tij të mbërrijë nga Athina në drejtim të vendit tonë. Ai do ta mbrojë sërish shtetasin e vet, ashtu si para drejtësisë gjermane, asaj greke edhe përballë drejtësisë shqiptare, ndërkohë që bëhet me dije se tashmë i akuzuari si vrasës me pagesë do të flasë vetëm me mbrojtësin e tij grek!

Mediat e vendit të tij dje kanë saktësuar se porositësit e vrasjes së shqiptarit janë në burg dhe madje ata kanë hedhur hije dyshimi për një bos të trafikut të kokainës që është arrestuar në një superoperacion të policisë greke kohëve të fundit. Në fakt Policia e Shtetit dhe as Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk kanë asnjë të dhënë për veprimtarinë kriminale të viktimës në tokën greke e aq më pak në vendin tonë. Gjithçka që u tha për të lidhej me një vrasje dhe plagosje të ndodhur në Spanjë ku u tha se ra në pritën e Domart Konjarit dhe të një mikut të këtij të fundit.

LEXO EDHE:  Dhunoi mbesën 20 vjeçe, pranga xhaxhait të dhunshëm në Dibër

Po ndërsa policia dhe as prokuroria që në momentin e arrestimit të katër prej pesë personave të shpallur në kërkim për këtë vrasje nuk ka asnjë të dhënë që e lidh më këtë vrasje me porosinë e Konjarit, por si porositës është listuar Aurel Hoxhallari, personi që tri vite më parë qëlloi në dy prita mbi Emiliano Shullazin dhe shokët e tij. Hoxhallari, të cilët iu kanë arrestuar tre bashkëpunëtorë dhe vrasësi grek, i cili mësohet se ka pranuar se e njeh dhe e ka mik Hoxhallarin, është ende në arrati, ndërsa policia mban sekret gjithçka është gjendur në vilën e tij në Mëzez. Përveç sende materiale që janë gjendur aty, nuk është bërë me dije asnjë e dhënë mbi një sërë gjurmësh që ekspertët kriminalistë kanë zbuluar një shtëpi dhe në një gjysmë kati banesë që gjendet nën tokë.

Media
Janë disa detaje të reja që kanë dalë në lidhje me ekzekutorin e Devi Kasmit në Tiranë, Eftimius Efthymoius. Sipas shtypit fqinj, vrasja e Kasmit në kryeqytet u urdhërua nga burgjet greke. Ka qenë një i burgosur shqiptar në burgjet greke që mendohet që ka urdhëruar vrasjen e Devi Kasmit dhe se mendohet se greku ka qenë ushtar i këtij personi në trafikun e drogës në Greqi dhe në Gjermani. Sipas të dhënave ekzekutori Efthymoius ka punuar për policinë greke në vitin 2004 dhe deri në vitin 2011 kur u shkarkua përfundimisht ka kaluar 3 herë para këshillit disiplinor të policisë greke për shkarkim nga detyra dhe 4 vite më vonë ai është arrestuar për trafik droge, plastografi (dokumente false) dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Një vit me vonë u arrestua përsëri për trafik droge në Kapshticë ndërsa në mars 2012 u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos si i kërkuar ndërkombëtar i policisë gjermane ku ka kryer dënim për drogë. Në vitin 2016 u arrestua në Arta bashkë me bandën e përbërë nga 30 grekë e shqiptarë për trafik kokaine. Një vit me pas i hoqën akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe u dënua me 4 vjet me shtyrje, pasi është dhe përdorues, sipas avokatit.

LEXO EDHE:  FOTO/Realitet i dhimbshëm në Postribë; Familjet në pamundësi për të siguruar bukën e gojës edhe për fundvit

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për Eftimius Efthymoius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë një javë më parë. Në seancën e djeshme gjyqësore kundër grupit të strukturuar kriminal të arrestuar për organizimin dhe vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, janë dëgjuar dëshmi me vlerë, nga të cilat kanë dalë në dritë detaje të tjera në kohën kur seanca zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Prokuroria iu ka kërkuar dy prej të arrestuarve të bashkëpunojnë me drejtësinë për të zbardhur gjithë ngjarjen por që të dy kanë refuzuar.

Ndarja e të arrestuarve në burgje
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bëhet me dije se Gjykata me urdhër të Prokurorisë ka kërkuar që i dyshuari si atentator i Devi Kasmit të qëndrojë në një vend të vuajtjes së vuajtjes së dënimit larg Mario Meshinit. Asnjë e dhënë nuk jepet se çfarë i lidh këta dy persona me njëri-tjetrin veç faktit që thuajse janë të njëkohshëm në vendin e vrasjes, ndërsa kamera në fakt ka fiksuar më parë Meshinin se sa grekun, i cili dyshohet edhe si personi që i mori jetën Kasmit.

Po ashtu burimet sqarojnë se këta dy persona duhet të qëndrojnë larg njëri tjetrit deri në një vendim të dytë për shkak të hetimeve intensive në të cilën është përfshirë grupi. Në fakt katër të arrestuarit si pjesë e grupit të Hoxhallarit janë dërguar në të njëjtin vend vuajtje dënimi, ndërsa i riu është lënë në Tiranë dhe në akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e mikut të tij. /Nga Nikoleta Kovaçi

LEXO EDHE:  Me flamuj kuq e zi dhe plisa të bardhë, si u komentua protesta e çamëve në Tiranë nga mediat greke

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook