Ballina Kronike Greqi, arrestohet maniaku shqiptar me 500 video dhe foto të turpshme me...

Greqi, arrestohet maniaku shqiptar me 500 video dhe foto të turpshme me të mitur

Rreth 500 foto e video intime të vajzave të mitura janë gjetur në brendësinë e telefonit të një 40 vjeçari shqiptar në rajonin Ilia në Greqi.

Nëpërmjet albumit online, policia greke po heton se si fotot e vajzave kanë mbërritur në telefonin e tij.

Në shumicën e rasteve, policia që zbuloi rastin, e di se 4 vjeçari është akuzuar për pornografinë e fëmijëve dhe prekjen e tyre tek organet gjenitale, ndërsa është shfaqur në Facebook me profile të ndryshme.

Policia ka zbuluar se shqiptari duke përdorur profile të ndryshme, ka biseduar me vajza të mitura duke i bindur ato t’i dërgonin foto dhe video me përmbajtje të turpshme.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij në Vardas, policia ka konfiskuar telefonin celular. Përveç shqiptarit, është arrestuar edhe një 32 vjeçar, i cili ishte në dijeni për veprimet e shqiptarit.

Policia ka zbuluar se ata qëndronin në Greqi në mënyrë të paligjshme. Të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorit publik në Amaliadas.