Ballina Kronike Greqi/ Rekrutonin vajza dhe i bënin prostituta, mes tutorëve të arrestuar edhe...

Greqi/ Rekrutonin vajza dhe i bënin prostituta, mes tutorëve të arrestuar edhe shqiptarë

Policia greke ka arrestuar një grup kriminal, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas burimeve policore greke, grupi rekrutonte vjaza të varfëra nga Shqipëria e Rumania dhe duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, i detyronin të futeshin në rrugën e prostitucionit.

Bëhet me dije se deri tani në Athinë janë arrestuar 12 persona, shtetas grekë, shqiptarë, rumunë, rusë, kazakistanas dhe gjeorgjianë.

Grupi reklamonte nëpërmjet web-siteve të ndryshme që kishte krijuar, ‘shërbimet’ e femrave, e më pas klientët i mbyllnin takimet me anë të një telefonate në jë 
“call center” në një lagje të Athinës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook