Ballina Bota Gruaja e denoncoi të humbur, zbulohet emri i shqiptarit të vdekur në...

Gruaja e denoncoi të humbur, zbulohet emri i shqiptarit të vdekur në Itali

Policia italiane ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur në një kanal në afërsi të periferisë në Aquila.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket një shtetasi shqiptar. Ai është identifikuar si 36 vjeçari Edmond Preka.

Ka qenë gruaja e 36-vjeçarit, ajo e cila ka bërë denoncimin në polici për humbjen e bashkëshortit të saj.

Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, por deri tani nuk ka të dhëna lidhur me shkakun.

Shqiptari jetonte në Paganica me gruan dhe dy fëmijë.

Aktualisht po hetohet pista e një aksidentuari, pasi mësohet se ai kthehej në këmbë për në shtëpi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook