Ballina Kronike Gruaja nga australia bëhet “tapë” me raki rrushi. Shqiptari nuk ia fal,...

Gruaja nga australia bëhet “tapë” me raki rrushi. Shqiptari nuk ia fal, e dhunon rëndë

Bëhet fjalë për një shtetase australiane, që jeton prej kohësh në Tiranë me bashkëshortin e saj shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur më 28 maj të këtij viti, shtetasja australiane nuk ka hezituar të bëjë denoncim në Polici për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Shtetasi dhunues, shqiptari me inicialet V.GJ, punonte si banakier në një lokal në Tiranë.

Një natë para dhunës, ajo kishte dalë me disa miq të saj dhe kishte shkuar te lokali ku punonte bashkëshorti si banakier. Sipas dëshmisë së australianes, ajo është afruar te banaku dhe ka porositur një gotë raki rrushi.

Mirëpo, bashkëshortit të saj nuk i ka pëlqyer aspak kjo sjellje dhe i është afruar të shoqes duke i kërkuar që të largohet nga lokali ku ai punon. E ndodhur në këto kushte, shtetasja australiane është larguar bashkë me miqtë e saj dhe ka vijuar jetën e natës në lokale të tjera.

Ajo është kthyer në banesë rreth orës 4:00 në gjendje të dehur. V.Gj. e ka pritur zgjuar dhe ka nisur t’i kërkojë llogari se përse ishte vonuar dhe se përse kishte konsumuar alkool. Në debat e sipër, ai e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka kapur prej fyti bashkëshorten e tij duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Megjithatë, shtetasja australiane ka biseduar edhe gjatë kohës që ishte në mbrojtje me bashkëshortin dhunues, dhe nga SMS-të, sipas vendimit të Gjykatës, shprehet pendesa e thellë e të pandehurit, e cila është marrë edhe si rrethanë lehtësuese. Edhe vetë i pandehuri, në sallën e gjyqit ka shprehur pendesë të thellë për aktin dhe ka kërkuar një dënim sa më të lehtë, duke qenë se është i padënuar më parë.

LEXO EDHE:  FOTO/ "Zbulohet dokumenti, ja pse duhet arrestuar ministrja e Drejtësisë"

Vendimi i Gjykatës

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi që të deklarojë fajtor të pandehurin V.Gj., për veprën penale “dhuna në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burgim. Mirëpo, për shkak të gjykimit të shkurtuar, V.Gj. iu ul 1/3 e dënimit dhe u dënua përfundimisht me 4 muaj burgim. Duke qenë se i pandehuri ka qëndruar katër muaj në paraburgim, ai vendoset nga Gjykata e Tiranës në shërbim prove, ku i kanë mbetur edhe katër muaj. Gjatë kohës së provës, sipas Gjykatës, V.Gj. nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook