Ballina Aktualitet Grushta e shkelma në fytyrë, plas sherri mes vajzave në gjimnazin e...

Grushta e shkelma në fytyrë, plas sherri mes vajzave në gjimnazin e Tiranës

 

Një sherr mes vajzave ka ndodhur ditën e sotme pranë gjimnazit Andon Zako Çajupi, në Tiranë.

Tre prej tyre kanë dalë që nga rruga “Kongresi i Manastirit” dhe kanë pritur vajzat e tjera të hyjnë në një prej rrugicave që të nxjerr tek “Xhamlliku”.

Me të ardhur dy vajzat e tjera, ato janë përleshur duke u kapur e tërhequr për flokësh.

Në video shihen vajzat që bëjnë sherrin, ndërsa shokët e tyre përpiqen t’i ndajnë.

“Gocat e Çajupit duke prit grupin tjeter qe te dilnin nga shkolla. U takuan tek xhamlliku. Grupi i pare qe kishin bere priten i moren me te mira që të futeshin brenda në lagje. Tani jan shumica ne rajonin numer 4. Me sa degjova me nji cun ishin shajt me perpara ne telefon”, shkruan djali që ka dërguar videon.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook