Ballina Kronike “Helmimi në miting” , Shqipëria pason çështjen

“Helmimi në miting” , Shqipëria pason çështjen

Prokuroria ka vendosur të kërkojë ndihmën e gjermanëve në zgjidhjen e kësaj çështjeje për të zbuluar lëndën që dëmtoi 140 mbështetës të PD dhe vetë liderin e kësaj partie Lulëzim Basha.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet në prokurori ku shtohet se një tjetër pistë është dhe konkurenca mes kompanive të eventeve.

Poshtë keni mesazhin e Prokurorisë :

“Prokuroria po shqyrton mundësinë për të dërguar në Gjermani prova të mbledhura në sheshin ku u helmuan 140 mbështetës së Partisë Demokratike.

Burimet kanë saktësuar se nëse ekspertiza realizohet në Shqipëri, kosto do të jetë tejet e lartë, ndaj nje formë më e mirë është menduar dërgimi i mostrave jashtë vendit.

Ndërkohë prokuroria mësohet se ka ngritur akuzën e pengimit të subjekteve zgjedhore, për këtë ngjarje.

Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit kanë bërë me dije se ndryshe nga sa ishte referuar nga policia për ndotje të mjedisit, ngjarja do të hetohet për akuzën e caktuar nga prokuroria.

Një tjetër pistë që po hetohet është edhe ajo e konkurencës mes kompanive që ofrojnë shërbime për eventet, pas dyshimeve se mund të kemi të bëjmë edhe me një sabotim të kësaj natyre.

Gjithsesi hetuesit janë në pritje të analizave dhe ekspertimeve te tjera për të vijuar me pas me procedurat hetimore.

Ngjarja ndodhi mbremjen e 27 majit.”