Ballina Kronike “Hiqni policët ose do i merrni kufoma”, gazetari zbulon telefonatat e bandave...

“Hiqni policët ose do i merrni kufoma”, gazetari zbulon telefonatat e bandave në Shkodër me shefat e Policisë (VIDEO)

Gazetari Trazhgim Sokolaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News zbuloi mbrëmë fakte tronditëse se si krimi arrin të mbyllë dosjet kriminale me telefonata.

SokolajNë Shkodër, deri para pak javësh, policia kishte zona që nuk hynte dot. Një nga zonat ku policia nuk hynte dot ishte zona e grupit që u godit, me 11 personave të arrestuar (grupi Bajri). 

Ka informacione jozyrtare që në Shkodër dhe qytete të tjera, kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda. Efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për t’i dokumentuar, ndërkohë që janë telefonuar shefat e tyre dhe u kanë thënë do na i hiqni ata policët nga aty apo do t’i merrni kufoma.  

Kjo është prapaskena kur fiken kamerat. Kjo është mbështetja politike që ka policia në përballje me krimin.